Lindita Nikolla me urdhër të Edi Ramës mbylli me nxitim seancën parlamentare. Gjatë fjalës së saj, ajo vazhdoi të mos kishte në vëmendje interesin e qytetarëve dhe të opozitës.
Nikolla tha se ligjet u miratuan, por nuk pati asnjë debat dhe asnjë diskutim në seancë. Ndërkohë deputetët e opozitës vazhduan protestën në Kuvend.
Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndeti të gjithë mbështetësit pas mbylljes së kësaj seance.
Ai është zotuar se protesta do të vazhdojë deri në fund, me rikthimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitarë.