Regjimi mbyll Parlamentin, Berisha: Protesta do të vazhdojë deri në fund!

Lindita Nikolla me urdhër të Edi Ramës mbylli me nxitim seancën parlamentare. Gjatë fjalës së saj, ajo vazhdoi të mos kishte në vëmendje interesin e qytetarëve dhe të opozitës.

Nikolla tha se ligjet u miratuan, por nuk pati asnjë debat dhe asnjë diskutim në seancë. Ndërkohë deputetët e opozitës vazhduan protestën në Kuvend.

Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndeti të gjithë mbështetësit pas mbylljes së kësaj seance.

Ai është zotuar se protesta do të vazhdojë deri në fund, me rikthimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitarë.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …

Leave a Reply