Zadie Smith: Anglia, çfarë mashtrimi

Autorja britanike boton romanin e saj të parë historik. Është i vendosur në epokën viktoriane, me një kasap që reklamon se është baron. «Nuk tregoj botën e sotme nëpërmjet së kaluarës: jo, dua të rikonfiguroj të kaluarën. Qasja më e keqe është marrëdhënia midis Anglisë dhe Gjermanisë: ishte një lidhje e keqe. Isha koha e Charles Dickens: një tregimtar i lindur, por për të vetëm ajo që ai shikon dhe ai Xhamajkën nuk e shikonte…».

Ajo ka kaluar direkt nga stadi i fëmjës gjeni në atë të damës së letrave, duke kapërcyer fazat e ndërmjetme: dhe tani, më shumë se 20 vjet nga debutimi i bujshëm me Dhëmbët e bardhë, Zadie Smith (Londër, vitlindja 1975) çimentohet për herën e parë me romanin historik. Tek The Fraud («Mashtrimi», që del në Itali si Mashtruesi) ka gjithçka: rasti i kasapit që reklamonte se ishte një baron – një proces që magjepsi Londrën viktoriane — Anglia dhe Xhamajka e ‘800, shkrimtarë realë apo të riimagjinuar (pashmangshmërisht, shfaqet edhe Charles Dickens), skllavëria, psikologjia e masave të magjepsura nga sharlatanët populistë, refleksionet lidhur me letërsinë.

Ju keni thënë se i kenë lënë të bien rezistencat ndaj idesë së shkrimit të një romani historik dhe të pasurit në fund kompozuar një: por në realitet libri është gjithçka përveçse një roman historik, është një metaroman, është metaletërsi, një pilulë pasmoderne që vetëm Zadie Smith mund ta shkruante. Pse keni përdorur pikërisht formën e romanit historik për të shpejtuar të gjithë atë që synoni të shpejtoni, që natyrisht është diçka tjetër?

(pauzë e gjatë) «Askush nuk ma ka bërë deri më tani pyetjen në mënyrë kaq direkte! Nëse më duhet të jem e ndeshme, ju keni të drejtë për “meta – gjënë”, ka të bëjë me prejardhjen time nga vitet ’90: është e vështirë të heqësh dorë nga ai zakon. Në këtë moment, kur fillon të diskutosh për disa ide, është sikur gjuha të ishte tashmë e vendosur: pra duhet të gjesh rrugë për ta xhiruar pengesën dhe për të menduar në mënyrë të pavarur. Prandaj dua të shkruaj për atë që flasin të gjithë, por nuk dua të përdor një gjuhë që e përdorin të gjithë: mbi bazën e parimit të Ludwig Wittgenstein, sipas të cilit gjuha përcakton argumentimin dhe nuk është neutrale».

Pra keni përdorur romanin historik si një ekran për ta çuar lexuesin në drejtimin nga donit ta çonit?

«Po, por në kuptimin se dua të flas për botën bashkëkohore nëpërmjet së kaluarës, kjo është ajo që romanet historike bëjnë gjithmonë: doja në mënyrë të vërtetë ta rikonfiguroja të kaluarën. Njëra prej gjërave që më ngjall më shumë bezdi është një version i së kaluarës që nuk e njoh, sidomos në raport me epokën viktoriane: doja ta shpëtoja pjesë të kësaj historie».

Cili është mashtrimi i titullit: kasapi që pretendon se është një lord? Shoqëria e rrëfyer në romanet viktoriane që kishte një nëndhe dhune dhe skllavërie? Apo vetë letërsia dhe shkrimtarët, që janë të gjithë mashtruesa?

«Të treja këto gjëra! (qesh). Jam e interesuar për faktin dhe kjo ndoshta është një ide katolike, se janë mëkatet dhe që mund të jenë me intensitet ndryshe. Deri kanë fjalë të ndryshme, si mëkati vdekjeprurës dhe një… i vogël? Si quhet?».

Mëkat kapital dhe mëkat venial.

«Venial, ja! Kjo është një ide etike shumë interesante: e kemi tashmë në jetën e rëndomtë idenë se ekzistojnë larmi të të njëjtit krim në nivele të ndryshme, si vrasja e qëllimshme apo fajtore. Kjo pjesë e mendimit katolik më intereson shumë, por nëse flasim për mashtrimin, më e madhja është ajo midis Anglisë dhe Xhamajkës: e tyrja është një raport i bazuar mbi mashtrimin dhe vetëiluzionin, një raport i keq. Ama nëse zbresim në mëkatet e vogla (e thotë në italisht, shënimi im.), ato të vanitetit dhe të budallallëkut: këto janë edhe pjesë e jetës njerëzore. Kur isha më e re interesohesha për mëkatet e vogla qe sharake që njerëzit bëjnë. Tani që jam më e moshuar, shkalla e tyre është zgjeruar».

Dhe tani jeni më e interesuar për mëkatet kapitale…

«Po (qesh), do të thoja që po…».

Ju shkruani se Anglia është një alibi. Çfarë nënkupton?

«George Orwell shkroi diçka që e gjej interesante: Anglia është një tokë hipokritësh dhe mendoj se të gjithë në Europë e dinë. Ama Orwell shton: më mirë hipokritë sesa fashistë, pasi fashisti as nuk shtiret. Hipokrizia e anglezëve më tërbon, por përmban filizin e një ideali ndaj të cilit mund të aspirosh».

Thoni se mund të jetë një avantazh?

«Nuk është avantazh: por në shkallën morale është një përmirësim respektivisht fashizmit, edhe pse nuk themelon një shoqëri në të cilin do të doje të jetoje në mënyrë të veçantë».

Anglia, Xhamajka, shkrimtarët: ju arrini gjithmonë ta fusni veten tënde në libra. Si e keni trajtuar në këtë roman, ku e jetuara jote shkon përtej përvojës individuale dhe skemë historike?

«Kam parandjerë shumë nga ajo që do ta quaja zëmërim i kontrolluar dhe një pabesueshmëri të caktuar. Unë jam britaniko – xhamjakne dhe im shoq është irlandez dhe është shumë e vështirë të lexohet për Anglinë viktoriane pa që të gjitha rrugët të çojnë ose në Xhamajkë, ose në Irlandë. Në një shkollë angleze, një e gjeneratës time mësonte më shumë për Mussolini sesa në Angli e Xhamajkë apo Angli e Irlandë. Kur isha vajzë mendoja për sistemin angëet si diçka të mirë, sepse më edukonte falas dhe kujdesej për mua, edhe pse bezdisesha; ama në politikat edukative, kur merrej me historinë e ‘800, duhet të bënin një përpjekje për të shmangur këto pyetje: ideologjia që ishte prapa e gjej shumë deprimuese. Për fëmijët e emigrantëve, xhamajkianë dhe irlandezë, do të ishte shumë e dobishme të kuptohej sesi kanë arritur këtu».

Dickens rri pezull mbi të gjithë romanin. Si ka qenë lufta juaj me Dickens? Keni hyrë në marrëveshje me trashëgiminë e tij?

«Nëse një lufton me të është një luftë me veten time! Ai është romancieri i tillë puro: shumë nuk janë, falë Zotit (qesh), por ai është një romancier nga fundi në majë dhe ka frikë se jam edhe unë, edhe pse do të preferoja që jo! Si për shumë njerëz, për mua ai është njëherazi heroik dhe zhgënjyes: është e vëhtirë të mendohet për një shkrimtar tjetër në botë, pjesërisht ndoshta Angela Davis, që ka ndryshuar ligjet e vendit tënd dhe se lidhur me vendin tënd ka pasur një efekt politik të drejtpërdrejtë, por isha e interesuar edhe për atë mund ta quajmë politika sentimentale e tij, atë të dashurit të shikimit të diçkaje me sytë e tuaj dhe për ta provuar: situata xhamajkiane është një shembull klasik, as nuk e kisha parë, as provuar dhe, për pasojë, nuk qeshë e interesuar. Kjo më përket jo sepse dua të dënoj Dickens, por sepse i njoh instinktin. Më kujton kur, gjatë krizës së emigrantëve të disa viteve më parë, krizë që në realitet vazhdon akoma, u përhap fotoja e fëmijës së vdekur në plazh: kjo ptati një impakt emotiv të madh, por problemi i kësaj lloj politike është se kur efekti emotiv pushon së ndjeri, atëhere pushon së menduari. Do të doja të thoja se Italia është veçanërisht e prirur ndaj politikës së syve, pse pëlqeni t’i shikoni gjërat, pëlqeni të bukurën, syri do pjesën e tij dhe e gjithë kjo logjikë italiane (qesh): vetëdija vizive është jashtëzakonisht subjektive, por nuk ke nevojë për të parë një fëmijë të vdekur në plazh për të kuptuar se diçka e tmerrshme është duke ndodhur».

Ju shkruani se romanet janë të përbëra nga «pjesë të konsumuara dhe të vërteta të vjedhura»: besoni akoma në letërsinë dhe në rolin që mund të ketë?

«Oh po! Nuk jam cinike, i dua vërtet romanet! Po lexoj Etër e bij të Ivan Turgenev për herë të parë dhe është një përvojë transformuese, po më ndryshon në thelb. Shumë romane janë të këqinj apo jo aq të mirë, por herëpasëhere disa romane janë të jashtëzakonshëm. E dua romanin: duke shikuar nga pas, është e qartë se ata të mirë janë të vështirë për t’u gjetur».

Cilët libra të tjerë e kanë ndryshuar jetën dhe perspektivën tënde?

«Jam mjaft poroze, të gjithë e bëjnë në një farë mënyre: Virginia Woolf thoshte se edhe librat e këqinj e bëjnë, pasi të mësojnë si të mos shkruash, mund të jenë mjaft të dobishëm. Si e re ata që kanë vlejtur vërtet për mua kanë qenë Alice Walker, Toni Morrison, Lev Tolstoj, Vladimir Nabokov, Italo Calvino. Je e formuar nga librat që lexon vajza e re».

Ju jeni edhe një kritike letrare, përveçse një shkrimtare: si pajtohen këta dy elementë në procesin tënd krijues?

«Toni Morrison thoshte se të shkruash, të mësosh, të bësh reçensione është një gjë e vetme. Nuk ka asnjë dallim në mendjen time, nuk jam në ankth nga kritika që është tek unë, më pëlqen të shkruaj kritikë dhe më pëlqen të shkruaj narrativë: nuk mund të jesh një shkrimtar i zoti pa qenë një kritik i vetë punës tënde dhe ta përballosh në një mënyrë që të nxjerrësh pjesën më të mirë, shpresohet».

Dhe si kritike jeni e bindur për këtë libër të fundit?

«E dini një gjë? Ka një citim të bukur të VirginiaWoolf që thotë se tre javë pasi ke përfunduar të shkruash një roman mendon: jo, do të duhej ta shkruaja kështu! Dhe kjo është normalisht ajo që provoj: më duhet të them se ky është saktësisht libri që doja të shkruaja…».

Dhe për një kohë të gjatë…

«Po, për një kohë të gjatë. Ka qenë një kënaqësi, një sodisfaksion për ta mbaruar. Çdo pjesë e vogël, çdo kapitull për mua ka një rezonancë: jam e kënaqur dhe kjo është një gjë e bukur kur të ndodh, të paktën një herë në jetë».

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply