Bylykbashi: Me Vettingun po ndodh ajo që paralajmëroi “Venecia” në 2015

Opozita parlamentare ka vazhduar edhe sot betejën kundër mazhorancës në Kuvend, duke kthyer karriget e legjislativit përmbys dhe ndezur tymuese në shenjë proteste për përjashtimin me 10 ditë nga parlamenti të Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë demokrat.

Aksioni ka vijuar deri në momentin që në ambjentet e Kuvendit erdhi Garda e Republikës. I pyetur në “Top Story” se pse ‘luftojnë’ dhe trajtojnë politikisht çështjen e Berishës për Kompleksin Partizani, në momentin që ai është ‘bombë’ që rrezikon t’i plas opozitës në ‘dorë’ nëse shpallet fajtor, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi thekson se “goditja për Sali Berishën është politike’.

Pjesë nga debati

Duma: Nga ana tjetër ju thoni që nëse ekziston një çështje mbi Sali Berishën, ajo meriton të trajtohet politikisht dhe jo me drejtësinë.

Bylykbashi: Me drejtësinë ka rrugën e vetë ajo.

Duma: Kemi të bëjmë me një dosje ku Berisha rrezikon të shpallet fajtor ose jo. Si jeni përfshirë politikisht në këtë, kur ajo dosje rrezikon të jetë një bombë nëse Berisha del fajtor?

Bylykbashi: Unë të thash që spangua me të cilën kanë qepur SPAK është aq e trashë dhe bie aq shumë në sy saqë…

Duma: Pra është e trashë dosja?

Bylykbashi: Unë nuk di se çfarë ndodhë me këtë lloj drejtësie. Komisioni i Venecias ka thënë në 2015-ën se këto që po ndodhin, përfshirë edhe vettingun, ekziston mundësia që sistemi i drejtësisë të kapet nga partia që është në qeveri. E thonë ata. Paragrafi ’98, dokumenti i 2015-ës. Tani kjo ka ndodhur.

Kjo çështje ka edhe një aspekt tjetër, është një rast shumë i fortë për të vendosur një standard.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply