Afera Rama-McGonigal, Berisha: SPAK nuk e heton Ramën

Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles Mcgonigal, duke theksuar se SPAK është nën urdhrat e Edi Ramës dhe të besosh se do të hetojnë atë është si të besosh tek rrethi katror

Berisha: Edhe unë kam informacion se janë duke e hetuar por të besosh se janë duke hetuar Edi Ramën, është ti besosh rrethit katror. Një gjë duhet të dish, SPAK-u është nën kontroll të plot të Edi Ramës. Ju e dini deklaratën e parë ka kaluar ajo kohë dhe ne s’kemi pse e hetojmë. E hapën hetimin para se të merrej në pyetje Edi Rama nga FBI apo e hapën hetimin pasi e dinë se do të kërkohet kontributi i tyre se në shkurt është procesi, ata janë të aftë siç e faktoi procesi politik ndaj meje, të fshehin dokumente, të falsifikojnë realitete për të mbrojtur Edi Ramën.

About Redaksia

Check Also

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

Diplomati Agim Nesho, ka treguar se brenda një kohe të shkurtër, drejtues të lartë të …

Leave a Reply