Deputeti Sula godet zarin e Pengut, Çollaku pas provokimit

Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët e PD, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.

Për pasojë Etilda Gjonaj e kaloi mbledhjen e komisionit online.

Pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve dempokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku. Madje pati edhe konfrontim fizik mes tyre në momentin kur Sula goditi Çollakun me dosje dhe u desh ndërhyrja e gardistëve dhe deputetëve të pranishëm për të ndalur përplasjen.

Deputeti Kreshnik Çollaku paralajmëroi Sulën se do të bënte kallëzim penal ndaj tij.

Debati:

Çollaku: Të foli njeri?

Dash Sula: O udhëheqës i madh.

Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je.

Sula e godet me dosje: Ta pres fytin unë.

Çollaku: Do bëj kallëzim penal, Servil, legen.

Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde.

Çollaku: Je servil, bën si opozitar, e në darkë çon mesazhet. Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply