Miliarderi blen Interin për 2.5 miliardë euro, dy blerje 400 milionë euro

Zbulohen përforcimet bombastike të miliarderit Thomas Ziliacus te Interi.

Miliarderi finlandez Thomas Ziliacus ka zbuluar planet e tij për Interin dhe për ofertën që po përgatit për Suning.

Ziliacus në rrjetet sociale ka njoftuar se kompania e tij XXI Century Capital, ka siguruar 2.5 miliardë euro për ta blerë Interin nga familja Zhang.

Në një intervistë për TVPlay, Ziliacus ka zbuluar planet e tij për Interin, në rast se Zhang pranon ofertën për ta shitur klubin.

“Besoj se nën menaxhimin tonë, Inter do të bëhet skuadër edhe më e madhe. Kjo nuk është kritikë për drejtuesit dhe trajnerin aktual, që po bëjnë një punë të shkëlqyeshme.”

“Synimi jonë është që ta rrisim klubin edhe më tepër, duke rritur të ardhurat. Me mua në krye, lojtarë si Mbappe dhe Haaland nuk do të jenë ëndërr.”

Ideja është që ta përforcojmë skuadrën edhe më tepër, në mënyrë që të konkurrojmë për Scudetton dhe Champions League çdo sezon.

“Synimi jonë është që ta bëjmë Interin klubin më të madh në botë.”

About Redaksia

Check Also

Kurti pyet Ramën për Berishën dhe Metën, përgjigjja e tij…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse kreu …

Leave a Reply