Afrikanët në Shqipëri, Kadare: Gjëra të vogla, ku qëndron problemi?

Shkrimtari shquar shqiptar Ismail Kadare, pyetet për marrëveshjen e arritur së fundmi midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Georgia Meloni, thotë se i konsideron gjëra të vogla që ndodhi midis dy shteteve që janë të bashkuar tanimë.

“Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato protesta dhe lojëra pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”, thotë midis të tjerash Kadare.

Pyetjes nëse është e drejtës ndalosh emigrantët jashtë Evropës, ai thotë: “Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”.

About Redaksia

Check Also

“Dosja me 500 faqe”/ Avokatët e kreut të PD dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave

Avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dorëzuan …

Leave a Reply