Berisha: Buxheti për Shëndetësinë nuk garanton shërbimet jetike për qytetarin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, buxheti për shëndetësinë nuk garanton shërbimet jetike, siç janë operacionet, analizat e domosdoshme për qytetarin shqiptar. Berisha tha se, buxheti që u lihet tani spitaleve për analiza është kërkund për plotësimin e nevojave me çmimet që ka vendosur koncensionari.
“Në rast se marrim buxhetin për shëndetësinë. Dy të pestat e tij shkojnë për aferat tashmë kriminale të njohura të sterilizimit, proces i cili në Shqipëri perset me koncesionin e tyre, kushton 4 herë më shtrenjtë se në Gjermani, kushton 83 herë më shumë se sa kushtonte ky proces kur kryhej nga sektori publik.
Dhe kjo megjithë vendimet që ka marrë gjoja gjykata, vazhdon njëlloj të gllabërojë paratë e buxhetit vetëm e vetëm se është ndërmarrje e Edi Ramës.
Ju garantoj ju dhe shqiptarët se Ilir Beqaj, e asnjë Ilir Beqaj tjetër cilido që të jetë ai, nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje të tillë.
Nuk ka ministër që mund të firmosë një aferë siç është ajo e sterilizimit. Autori i saj i vërtetë është njeriu që për sipërmarrjen e vet dilte para shqiptarëve me një pincë të thyer dhe gërshërë me një krah.
Duke menduar se i mashtron ata, ja se me çfarë operoheshin.
Pra sado që Beqaj është një hajdut parekselancë, sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere që i shkon vendit deri tani 79 milionë euro, pra i shkon mbi 150 mln euro është direkt Edi Rama.
Edhe njëherë ju them nuk ka ministër, zv/kryeministër që mund të firmosë një marrëveshje të tillë. Atë e firmos vetëm në emër të kryeministrit.
E tillë po në këto përmasa është check up. I tillë janë analizat.
Mirë po këto procedura përveç se një vjedhje e madhe në qindra milionë të taksave të qytetarëve janë një gjobë e rëndë shumë për qytetarët e sëmurë.
Sot shqiptarët detyrohen të bëjnë analizat ku munden, dhe me çmime, ju garantoj unë, këtu në Shqipëri analizat kanë çmimin 3-4 herë më të larta se në Gjermani. Çmime stratosferike.
Buxheti që u lihet tani spitaleve për analiza është kërkund për plotësimin e nevojave me çmimet që ka vendosur koncensionari.
Në takimin tjetër u tha se, qytetarët në Shqipëri paguajnë për shërbimin shëndetësor mbi 50% të kostos së tij. I paguajnë po çfarë shërbimi marrin. Por jo të gjithë mund ti paguajnë.
Pra një sektor kaq jetik është në shkatërrim e sipër. Me një buxhet që nga 5% që ishte premtuar katandiset në 1.3 %.
Ndaj dhe buxheti për shëndetësinë, në fakt është një buxhet vjedhje, ndëshkimi, gjobe dhe ndëshkimi për qytetarët.
Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike, siç janë operacionet, analizat e domosdoshme në sektorin publik për qytetarin shqiptar”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …