Përshkallëzohet protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohen rrugët

Mijëra qytetarë, të organizuar në rrjetet sociale, janë duke tubuar përpara godinës së kryeministrisë, pasi çmimi i karburanteve arriti nivele stratosferike.

Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke bllokuar të dyja anët e unazës së qytetit, gjë e cila ka sjellë edhe paralizimin e qarkullimit.

Qytetarët janë ulur në rrugë, duke njoftuar se kjo protestë do vijojë çdo ditë në orë 17:00, ku do kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Kujtojmë se sot, nafta u tregtua në disa pika karburanti në 275 lekë për litër, ndërkohë që Edi Rama paralajmëron rritje në vazhdim, për shkak të luftës në Ukrainë.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi kërcënues për Veliajn/ Rama darkoi me Yuri Kim të premten?

Ardit ZENELI Gjurulldi e madhe, në Fier! Mes shumë pikëpyetjesh, po ngrejmë disa: Pse Erion …

Leave a Reply