Që në nisje të fjalës së kryepalaramentares Lindita Nikolla, deputetët e opozitës, pasi kanë hedhur disa tymuese, kanë nisur që t’i bien tavolinave me duar në shenjë kundërshti. Ndërkohë Noka edhe pse u përjashtua, ndezi disa letra në sallë. Sakaq, Nikolla i bëri thirrje që t’i thërrasë arsyes.
Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës.
Kryetari i PD, Sali Berisha nëpërmjet një video-live në “Facebook-un” e tij i është drejtuar qytetarëve nga Kuvendi.
Ai ka thënë ndër të tjera se, Rama ka pushtuar Kuvendin me anë të një grushti shteti, dhe deputetët e mazhorancës i ka cilësuar si kukulla që komandohen nga padroni i tyre.
“Ne jetojmë në një parlament të pushtuar. Këta nuk janë me deputetë, shiko si rrinë, si kukulla” tha Berisha.
Berisha tha se ministrat e Ramës kanë dhjetëfishuar badigardët, të njëjtën gjë sipas tij kanë bërër edhe gjyqtarët e prokurorët, ndërsa thekson se ky vetëm parlament nuk është.