Si e sulmoi fizikisht zyrtarin e Realit pronari i PSG: Do të të vras!

Duket se Paris Saint-Germainit i ka dalë mbrëmë totalisht situata nga kontrolli pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Parisienët e kanë përjetuar rëndë humbjen nga Real Madridi pasi ishin vetëm 45 minuta nga kualifikimi dhe po udhëhiqnin me dy gola pas dy përballjeve.

E pas ndeshjes, nervat e francezëve kanë shkuar në qiell, shkruan “Madrid Zone”. Madje, pronari i klubit, Nasser Al-Khelaïfi raportohet se e ka sulmuar një anëtar të stafit të Real Madridit, i cili ishte duke filmuar.

“Do të të vras”, i ka thënë sheiku arab zyrtarit të klubit madrilen.

Por, ishte sigurimi i tij ai që e ndali, ndërsa drejtori sportiv, Leonardo kërkoi që xhirimi të fshihej, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe në dhomat e zhveshjes së PSG-së thuhet se pati përleshje në mes të portierit Gianluigi Donnarumma dhe brazilianit Neymar pasi të dy fillimisht u fjalosën, duke ia vënë fajin njëri tjetrit për humbjen dhe për gabimet që i bënë.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply