Lojë e çmendur në “Bernabeu”, Benzema shkatërron PSG dhe kualifikon Realin

Ndeshje spektakolare u zhvillua mbrëm në “Santiago Bernabeu”. Real Madridi zhvilloi një pjesë të dytë fantastike për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi humbën 1:0 në pjesën e parë, Real Madridi fitoi 3:1 për të kaluar tutje, falë hat-trikut të Benzemas

Pjesa e parë ishte e gjitha e Paris Saint-Germainit. Mysafirët kaluan në epërsi përmes Mbappes në minutën e 39-të të ndeshjes dhe për shumëkë ndeshja u konsiderua e mbyllur.

Dy gola diferencë ishte lehtë e menaxhueshme në mendjen e parisienëve, por ashtu nuk rezultoi në pjesën e dytë.

Ishte Karim Benzema që bëri tre gola për një përmbysje senzacionale të “Los Blancos”, shkruan Gazeta Express.

Por, pika e kthesës ishte gabimi amatoresk që e bëri Donnarumma në minutën e 61-të. Portieri italian nuk arriti ta largonte siç duhet topin dhe Viniciu përfitoi për të asistuar për Benzeman i cili shënoi për 1:1.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply