Basha i braktisur nga të gjithë, u shmanget gazetarëve kur pyetet për dorëheqjen: Po reflektojmë…

Lulzim Basha nuk lëviz nga instikami ndonëse është braktisur nga të gjithë. Ka zëra se edhe Gazment Bardhi është ftohur me të, ndonëse rrinë kyçur në zyrë…

Ndërkohë, Basha sot foli për mediat në shumës, kur tha se, janë “në proces reflektimi”. Teksa u përvidhej gazetarëve, Basha tha se, do bëjë çdo gjë në të mirë të PD.

“Ne jemi në një proces reflektimi dhe në radhë të parë duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimin e tyre. Ndaj jemi në një proces që nisi pas 6 marsit dhe është një proces i thellë me synim bashkimin e demokratëve. Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD, por duhet të keni pak durim”, tha Basha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply