Duma: Basha është pakicë, duhet të dorëhiqet. Pse nuk bën transparencë për Portin e Durrësit?

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, kërkoi sërish largimin e Lulzim Bashës. Ajo tha se, ai është pakicë, pasi nuk mbështetet nga anëtarësia.

Duma komentoi sërish aferën e Portit të Durrësit. Deputetja demokrate ishte shprehur më herët se Lulzim Basha kishte refuzuar të denonconte aferën gjatë fushatës elektorale.

“Është ashtu siç është. Ne kemi menduar si grupim dhe shtab elektoral i Durrësit se është jetike që të qartësojmë me transparencë qëndrimin e opozitës për një projekt krejtësisht të mbyllur.

Janë 81 hektarë, që për neve iu janë dhënë disa oligarkëve. Duke qenë projekt i mbyllur, minimalisht afera më e madhe strategjike, dhënia e portit më të madh në vend, duhet që opozita ta bënte transparente, pa penguar zhvillimin, por duke bërë që zhvilimi të shkojë te qytetarët”, tha Duma.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …

Leave a Reply