Berisha: Sharra pret flori për Ramën! Agaçi, Gjiknuri e Ahmetaj firmosën 17 dokumente për 24 orë!

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se afera e inceneratorëve ka nisur në vitin 2014 me një kompani që kurrë nuk është marrë me plehrat. Berisha deklaroi se janë firmosur 17 dokumente për 24 orë në mënyrë të rrufeshme, pa tender duke kryer korrupsion të pastër nga qeveritarët. Ndër të tjera Berisha deklaroi se Sharra ka filluar të presë flori për Edi Ramën.

“Pretendonte të ishte e Zotos, Gugalles, etj, ajo ishte e qeveritarëve. Kësaj kompanie me një procedurë të rrufeshme të pashembullt në historinë e këtij shteti duke firmosur 17 dokumente në 24 orë, me negociim pa shpallje, pa tender, me korruspion të siguritë, i jepen 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit. Kompania që mund ta quajmë Ahmeti, Gjiknuri, mund ta quajmë Rama, Agaçi, mund ta quajmë Metani e të tjerë, kjo kompani prokuron në Lugano një djegës, instalon atë me çelësa në dorë për 12 milionë euro. 10 milionë euro ngelen në llogaritë e qeveritarëve që vepruan në mënyrë të rrufeshme. Pse thuhet qeveritarëve? Kjo s’mund të bëhej kurrë pa firmën, vulën dhe angazhimin total të qeverisë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha më tej se, nëse qeveritarët nuk do donin të vidhnin dhe ndanin parate, këtë fond ja kalonin Bashkisë së Elbasanit që mund të hapte tenderin dhe të instalonte inceneratorin duke ju kursyer taksapaguesve shqiptarë 12 milionë euro.

“Paratë ju lanë qeveritarëve. Skema u përsërit me Fierin, jashtë çdo procedure, negocim pa shpallje. Në 15 milionë kaloi fitimi dhe pastaj kaloi drejt Tiranës. Komisioni ndahet. Ata që pranojnë se kanë vjedhur vetëm 100 milionë, sulmojnë. Ku janë? Ku janë 420 milionë thonë, se për 100 milionë s’kanë vërejtje. Në Tiranë është vjedhur më me stil. Asnjë incenerator në punë. Fusha e Sharrës, ndërmarrje publike, ku depozitoheshin plehërat, një mëngjes nga kompani publike, bëhet kompani Gugalle e Erion Veliajt. Sharra pret flori për Ramën. Çdo ton mbetje do depozitohej në Sharrë duke i paguar kompanisë Veliaj me emrin Gugalle 28 euro për ton. Do ndërtohej me 128 milionë djegësi duke paguar si për djegjen kur ato kompostoheshin dhe nuk digjeshin, 28 euro për ton. Kemi të bëjmë me një skemë klasike vjedhje. Aktakuza e ngritur ndaj Lefter Kokës, hajdutit të dobishëm është 100% e përshtatshme për kreun e Meduzës, Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Veliajn”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …

Leave a Reply