Spahia mbështet protestën: Shkodra në shesh kundër abuzimit të qeverisë me çmimet

“Shkodra në shesh kundër abuzimit të qeverisë me çmimin e karburanteve.

Respekt dhe mirënjohje ndaj çdo shkodrani që iu përgjigj thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar për të drejtat e tyre.

Shkodra nuk pranon “pushtetin” e dhunës dhe të vjedhjes. Çmimi i naftës dhe produkteve të përditshme janë dëshmi e keqqeverisjes.

Dënoj me forcë sjelljen e policisë ndaj protestës paqësore.

I bëj thirrje policisë së shtetit, të lirojë protestuesit të cilët janë shoqëruar në mënyrë flagrante nga Policia e Shkodrës.

Ndalni terrorin ndaj protestuesve të lirë”, shkruan Spahia në një postim në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Binomi Bela-Hitaj/ Dalin emrat e kriminelëve në polici që marrin shpërblimet për masakrimin e rinisë

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë …

Leave a Reply