”Fytyra e vërtetë e Ramës”/ Vokshi nxjerr videon: Policia nuk kursen as median

Qytetarët kanë mbushur për të disatën ditë sheshet e kryeqytetit.

Ata kanë ngritur zërin e tyre kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të shumë produkteve ushqimore.

Disa prej tyre edhe janë arrestuar nga Policia duke u akuzuar për disa vepra penale.
Për këtë situatë ka reaguar edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘’Facebook’’ ajo akuzon Policinë për dhunë të ushtruar jo vetëm ndaj qytetarëve por edhe ndaj punonjësve të medias.

Ajo shoqëron shkrimin e saj me një video që vërteton dhunën e ushtruar ndaj punonjesve të ‘’Syri Tv’’.

‘’Dhuna është fytyra e vërtetë e Edi Ramës që për pushtetin e tij dhunon liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Për pushtetin e tij personal dhunon lirinë e medias, lirinë e fjalës dhe të drejtën kushtetuese për informimit’’,- shprehet ajo.

https://fb.watch/bH2OocSu7X/

About Redaksia2

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …

Leave a Reply