Njoftimi i Ambasadës: Informoni DEA-n për trafikantët e drogës dhe pastrimin e parave

Thirrja ka dalë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, ku thuhet:

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi pret në zyrë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn, ka zhvilluar …