Boçi: VOTA nuk mund të përjashtojë nga gara askënd!

Nga Luçiano BOÇI

Grupi parlamentar i PD shkoi sot atje ku anëtarësia kishte kohë që kishte shkuar.

Tek domosdoshmëria e VOTËS!

Kriza e besimit në një parti politike është semundje dhe shërimi është vetëm VOTA.

Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit sanksionoi pikërisht këtë që po insistohet sot:

Për të rivendosur besimin politik të kalohet në proces zgjedhor të lidershipit dhe të çdo strukture tjetër, një pjesë e të cilave në degë të ndryshme janë bërë.

“Vonesa” e reagimit të Grupit është e arsyeshme.

Pararendja e anëtarësisë në këto vendimmarrje vjen natyrshëm, sepse instikti politik i saj ska skrupuj të panevojshëm, apo kufizime të tepërta.

Ai është bruto, i ftohtë dhe real dhe duhet ndjekur domosdoshmërisht.

Ndryshe nga anëtarësia përfaqësimi parlamentar gjithnjë ka një instikt politik më të rafinuar, më hezitant, jo se i mungon prakticiteti e iniciativa, por se kërkon më shumë prova dhe etapa.

Kur ai merr vendime, hierarkia sipër tij duhet patjetër t’i respektojë, sepse ato nuk janë vendime personale, por reflektim i pararendjes që i ka bërë, siç po ndodh, anëtarësia.

E rëndësishme është që vendimet të jenë pa ekuivok e të mos përzihen me procedurat.

VOTA nuk mund të përjashtojë nga gara askënd, pavarësisht emocioneve dhe opinioneve, përndryshe jemi ende në iluzion.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …

Leave a Reply