Alizoti: Basha, model putinist, do që të rrijë në krye përjetësisht

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti u shpreh se, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Sipas tij, Basha ka shpikur një fjalë-kurth, atë të një hapi pas.

“Të vish në 2022 dhe të gjesh një parti që më kujton Spaçin apo Qafën e Barit, edhe pse ne jemi në perëndim, kjo nuk është parti. Kushdo kryetar duhet të japë dorëheqjen, ky është modeli perëndimor. Modeli putinist është se do të rrijë në krye.

Ai ka përdorur një fjalë kurth, tërheqje. Dorëheqja është dorëheqje. Mesa kuptova unë, ai nuk do të japë dorëheqjen.

Duhet që një njeri të japë dorëheqjen, të marrë përgjegjësi. Pse qenka e vështirë të ikësh nga pushteti. Partia ka 12 %. Jemi bërë një kopsht fëmijësh. Një hap pas është taktikë, dorëheqja është dorëheqje”, u shpreh deputeti Tomor Alizoti për gazetarët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mirush Kabashi ishte i paarritshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të …

Leave a Reply