Balliu: Dje Ahmetaj u tregoi shqiptarëve se Veliaj dhe Rama janë pronari e arkitekti i inceneratorit

Prej më shumë se një muaji qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike vijojnë protestën në mbëshetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.Protestat e qytetarëve nisën pas vendimit të Gjykatës politike për arrestimin e kundraligjshëm të Berishës. Ndërkohë opozita ka njoftuar se një protestë do të mbahet edhe ditën e hënë gjatë zhvillimit të seancës plenare.

Shefi organizativ i PD, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij ceku intervistën e ish-zëvendëskryeministrit të Edi Ramës, Arben Ahmetajt në Syri Tv. Balliu tha se deklaratat e Ahmetajt duhet të dëgjohet nga ata që bëjnë sikur nuk dëgjojnë.

“Dje u vërtetua ajo që ne kemi thënë për një kohë të gjatë se pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj dhe arkitekti i aferës, arkitekti i vjedhjes së shqiptarëve është Edi Rama. Ku është SPAK-u?

Sot Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të kapeshin për leckash dhe të plaseshin në burg, por asgjë nuk lëviz sepse SPAK dhe drejtësia e re janë kthyer në mburojë dhe antiplumb të aferës së inceneratorëve dhe krimit të organizuar. Ne kemi liderin e opozitës pa asnjë akuzë dhe nuk ngrejnë dot akuzë se s’kanë provë.

Pas tre viteve hetime nuk gjetën prova dhe lëshojnë masa arresti në shkelje ligjore për liderin e opozitës. Pse? Se denoncon këta kriminelë, këta hajdutë që vjedhin për ditë qytetarët shqiptar. Jamarbër Malltezi denoncoi aferën e inceneratorëve dhe ja ç’ndodhi”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …