Nga Albana VOKSHI
Maxhoranca refuzoi edhe një herë kërkesën deputetëve të Partia Demokratike e Shqiperise – Komisioni i Rithemelimit.
Në Rendin e Ditës së Seancës së dt 17 mars kanë vënë dy interpelanca të Erjon Braces dhe asnjë e opozitës.
Bazuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, kemi bërë kërkesa zyrtare për:
1. Interpelancë me Belinda Ballukun për shtëpitë që po shemben te 5 maji, Unaza e Laprakës, Paskuqan etj;
2. Mocion me debat për një rezolutë për Ukrainën;
3. Interpelance me Kryeministrin Edi Rama për krizën në vend për shkak të cmimeve të rritura.
Të gjitha të refuzuara në mënyrë arrogante nga maxhoranca në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit.
Si opozitë reale, do vazhdojmë të jemi përfaqësuesit e atyre që na kanë votuar, por jo vetëm, në mbrojtje të interesave të cdo qytetari shqiptar.