SPAK zvarrit çështjen Beleri: Shtyhet seanca sepse… ka kaluar orari zyrtar i punës!

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili ndodhet në burg, nën akuzën për blerje votash.

Vendimi shtyhet për në datë 5 mars.

Shtyrja ka ardhur me argumentimin se kishte perfunduar orari zyrtar i punes.

GJKKO në një seancë prej gati tre orësh dëgjoi argumentet e avokatit.

Gjatë mbrojtjes avokati paraqiti argumente që sipas të cilave deklaroi se Prokuroria e Vlorës ka gabuar, dhe se nuk u është vënë në dispozicion se cila është pajisja që është përgjuar ai dhe nga kush i është vënë në dispozicion kjo pajisje për Arsen Ramës, i infiltruari i policisë.

About Redaksia

Check Also

Protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja/ REUTERS citon Berishën: Ditët e Ramës janë të numëruara!

REUTERS Policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës dhe topa uji në përplasje të premten me …