Berisha: Rendi në duart e Taulantit, në duart e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën kriminale në vend gjatë ditëve të fundit në vend, ku një I ri u vra në Fier ndërsa ditën e djeshme pati të plagosur me armë në Shkodër dhe në Durrës,

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, sa të kenë Taon në timon, rendi do jetë në duart e krimit.

Reagimi

Miq, mbi 100 plumba të derdhura në Shkodër mbi dy persona që mbetën të plagosur në vendngjarje, dhe dy vëllezër të plagosur me thikë në Durrës, ishte bilanci i krimit ditën e djeshme.

Në Shkodër vrasësit u larguan si gjithnjë në drejtim të paditur dhe po kështu në Durrës “kasapi” u largua në drejtim të paditur.

Kësaj i thonë sa të kenë Taon në Timon, rendi do jetë në duart e krimit, në duart e Taulantit. #sb

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …