Kryebashkiaku i Ramës merret i pandehur për kltivim droge

Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hida është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hida dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet, si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative “Cepo” dhe “Picar”, krijojnë dyshime të arsyeshme se, përveç personave të përfshirë, në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosje.

Në të njëjtën dosje me Hidën janë edhe disa të pandehur të tjerë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e Maleve është paketa e mafies! Investimet e huaja janë vetëm 300 mln euro, në kohën tonë ishin 1.4 miliardë euro

Marsi Korreshi, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit, nëse keni një koment për ftesën …