Boçi: Jemi në luftë, liri për Berishën

“Vlora është shumë e rëndësishme, – theksoi Boçi, – sepse, në fakt do të citoja atë mikun tim që më shoqëronte që tha se Vlora është e djathtë, po rrethanat e kanë kthyer majtas. Ne duhet ta kthejmë atë lavdi.

Natyrshëm kjo Vlorë duhet të kthehet në të djathtën e saj. Ndonjëherë Vlora më duket si anije e madhe në një det të trazuar, ku anëtarët i ka zënë pak deti, vlonjatet i ka zënë Rilindja, dhe ne duhet ta rimarrim që këtu të triumfojë e djathta.

Vlora është shumë e rëndësishme. Sot ne jemi në luftë. Unë nuk e përdor fjalën betejë se e kanë shpërdorur, por ama jemi në një luftë që na e kanë imponuar, në të cilën banditët me kostum politik apo pa politik, duan që të na asgjesojnë me çdo kusht, që të mos luftojmë, të mos bashkohemi.

Edi Rama ka përdorur gjithçka për të na asgjësuar, të gjithë arsenalin e tij korruptim dhe kriminal, bashkë me drejtësinë e re që e ka shndërruar në kobure të vjetër politike, duke lobuar non gratën e Sali Berishës dhe duke e arrestuar atë. Dhe në rrafshin parlamentar, duke dashur t’i heqë hapësirën jetike opozitës në Kuvend. Nuk ia doli dot. Lufta ende vazhdon. Dhe tani nuk jemi vetëm. Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ia tha troç se shpallja non grata e Berishës është antiligjore, është lobuar nga ky pisi, nga Edi Rama, me kanalet e tij korruptive dhe ky është kryeministri që pastron para me ndërtime, bashkëpunon me krimin dhe ka eliminuar proceset zgjedhore në Shqipëri.

Ta vazhdojmë luftën tonë për t’i dhënë liri, liderit tonë Sali Berisha, sepse është i burgosi politik i regjimit dhe lufta jonë për liderin tonë është simbolika politike më e fortë e PD-së, e luftës sonë ndaj këtij regjimi

About Krye Redaktor

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Pa viza në Europë 15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të …