Manjani: Edhe “i dorëhequr” legen mbetet, përçarës i opozitës dhe shërbëtor i regjimit

Ish-ministri Ylli Manjani reagoi pas lajmit për largimin e Lulzim Bashës. “Edhe “i dorëhequr”, legen mbetet. Përçarës i opozitës dhe shërbëtor i regjimit komunist që sundon!!!”, shkruan ai.

Më herët, Manjani i shkroi një letër deputetëve të PD.

“O deputetë opozitarë! Pash Zotin na kurseni kohën! Kur do e besoni të gjithë siç jeni se Lulzim Basha rri aty në SHQUP me telekomandë nga Kryeministria.

Me Lulzimin në SHQUP, qeveria po shpyllzon jo vetëm opozitën por Shqipërinë. Me Lulzimin aty i vë çmimet Bord-elloja qeveritare si të dojë.

Qeveria që telekomandon opozitën, nuk e ka problem të dhunojë liritë dhe shtyllat e shoqërisë demokratike. Qeveria dhe Lulzimi i saj, kanë rivendosur komunizmin.

Lulzimi është i qeverisë. Akoma doni prova për këtë?!”, shkruan Manjani.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mungesës së zëvendëskryeministres …

Leave a Reply