Spaho: Brava edhe ditën e fundit në politikë, hileqar dhe i pabesë!

Nga Edmond SPAHO

Brava dhe disa sejmenë të tij në PD, por edhe analistët e kunatit, janë lëshuar në mbrojtje të skemës së tij të “dorëheqjes”. Brava është njeri pa shtyllë kurrizore, matrapaz dhe hileqar, i pabesë, që luan vetëm për interesa personale. Edhe ditën e tij të fundit në politikë nuk ngurroi të jetë i tillë.

Interesi i tij i madh është të vazhdojë të kontrollojë PD-në për të shpëtuar nga dënimet që mund t’i vijnë nga larja e parave ruse në Amerikë dhe “Tojota Jaris” e Belgjikës, sikurse është folur gjërësisht në media.

Për këto probleme të tija të mëdha dhe detyrimet ende të pambyllura që ka me Ramën, ai do të vazhdojë të tentojë të mbajë litarin zvarrë në PD me 3-4 sejmenët e tij.

Demokratët duhet të bashkohen, t’i besojnë votës së lirë dhe të zgjedhin në krye të PD-së, atë kandidat që ata i besojnë dhe ka dhënë prova. Imponimet dhe skemat nga “Heminguej Bar” nuk prodhojnë drejtues që të çojnë në fitore dhe do ta mbajnë Ramën në pushtet.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply