Mos i besoni të mbyturit!

Nga Agim  Xh. Dëshnica

Mos i besoni Lul Bashes, pengut te pabese, çunakut zevzek.  Emri  i brishtë, Lulzim dhe pamja e tij prej vajze lasticë, mesa shihet, ka ndikuar në karakterin e tij, aspak burrnor. Nga shqyrtimi i jetës së tij, vihet re, se ai u shfaq në skenën politike nga hiçi. Çdo arritje e tij, në veprimtaritë partiake, në administratën shtetërore, ministër, kryetar bashkie me paterica, kur për pak desh regjistroi humbjen e parë, më së fundi kryetar partie, nuk janë aspak meritë e aftësive të tij, por opinioni dashamirës i doktor Berishës ,që pas gjestit dinjitoz të dorëheqjes, rezultoi i gabuar.

Pas hipjes së Lul Bashës në kolltukun e kryetarit, u vu re, një dukuri e rrezikshme për jetën e aktivitetin  politik të PD, sjellja e tij prej autokrati, një virus ky, i ngjitur nga huqet e njohura të kryetarit  të PS. Kjo  u duk, teksa nisi të merrte vendime pa pyetur askënd.  Pèr Lulin e Bashajve, flasin një seri marrëveshjesh të paqarta me gjatoshin, me pushtet të pakufizuar. ishin jo pak, por disa, si shkrehja e çadres, gjesti fatal e qesharak:“Qe palla!” me pengmarrësin, hartimi i listës së përjashtimeve, dërgmi sekret i letrave, lënia në baltë e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, braktisja e protestave për mbrojtjen e të drejtave  të qytetarëve, heshtja e thirrjes “Rama ik“, bojkotimi i zgjedhjeve për pushtetin vendor. Pasoja siç  dihet, ishin  humbjet seriale.

Ky “trim” i çartur   me emrin Lulzim e  mbiemrin Basha ose Brava, gjatë fushatave elektorale. bridhte  si era me shiun, nga një qytet në tjetrin, duke  premtuar  ëndrra për diell, me një gjuhë krejt të pakuptueshme,për qytetarët e thjeshtë, buzëgaz si në gjumë: “Kemi fituar. Kemi fituar thellë!  Jam kryeminstri juaj!” Pastaj dëgjohej britma e tij në shkretëtirë:  “Masakër zgjedhore, nuk e njoh rezultatin, kemi fakte e  dokumente. “  Befas heshtje.  Asnjë protestë. Qetesi e thellë. Pas zgjimit, alarm, me vrap sërish votime  partiake, në qytete. Më në fund në kolltukun e vulës.  Atje, i ngujuar  brenda  bravave  e drynave, ky Brut i buzëqeshur, shihet tek,  hyn e del  dhe tund peshqir…

Gjithë këto bëma, u shpërblyen nga pengmarrësi me mbrojtjen e pengut në selinë e uzurpuar të PD, me trimat e policisë  me kaska e gazlotues, kundër demokratëve të lirisë,

Më vonë humbja e rradhës, e gjashta, në votimet e 6 marsit të ftohtë,  nga 6 bashki, asnjë, por zero me xhufka, as blerim, as lulëzim, kur frynte nga grykat e  maleve,  bora mbulonte rrugët e disa nga  burrat e gratë me përjashtimin e bijëve të tyre, strukeshin  ne shtëpitë e ftohta.

Lul Bashës pas humbjes finale, iu sulën kundërshtarët nga grupimi i tij, duke  tronditur rëndë kolltukun e pamerituar.. Sot Përballë kërkesës së miqëve për dorëheqje, Lul Basha, na kujton të  mbyturin që mbahet nga flokët e veta,  I mbyturi është mjaft i rrezikshëm, kërkon ndihmë,  edhe nga shtazët. Kap me thonj e me dhëmb, këdo që përpiqet ta shpëtojë. Rruhuni  nga i mbyturi.  Herë pas here, duhet t’ia zhysni kokën nën ujë deri sa ta nxirrni në breg të lumit, Atje, ta ktheni me kokën poshtë e këmbët lart, ta shkundni  mirë e mirë, deri sa t’i zbrazet uji turbull. Pastaj shtyjeni  tutje,  duke e këshilluar; Ik e mos u laj më në lumë, kur nuk di të notosh!

Por, ky notar i mbytur ,  thotë i zëmërruar:

“ S’është e vërtetë! Nuk jam mundur në asnjë garë,  gjithmonë kam  dalë në krye. “

Ja, çfarë thotë i shqetësuar dhe i habitur miku i tij, debuteti Alizoti; “ Basha tha nuk kam humbur asnjë garë, Kjo kalon kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet, se nuk njeh, asnjë humbje, nuk jeton me realitetin.

Eshtë e palogjikshme të qëndrojë në krye të një partie të cilën e ka shkatërruar.

U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohet menjëherë.”

Këmbëngulja e Lul Bashës kundër kerkesave për dorëheqje, na sjell ndër mend, ligjëratën e Nolit në Këshillin Kombëtar, më 1923, ku ndër të tjera, tha: “Kulltukofagët  janë si krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.”

Tani dredhia e radhës, e Lulushit, truku i dorëheqjes  për rikthimin  në kolltuk  me ndihmën e të mbyturve siç është dhe vet. Mos i besoni të mbyturit! I mbyturi të mbyt.

Dihet se pas çdo shtrëngate, retë shpërndahen, dielli shkëlqen në qiellin e kaltër  dhe natyra feston,  ashtu siç  ndodhi përsëri në Shkodrën e kultures. bastion i pamposhtur i demokracisë me doktor Bardh Spahia  të Shtëpisë së lirisë.

Lideri historik i  PD,  Sali Berisha  i hapur  ndaj të gjithë deputëve demokratë për bashkim, shkruan; “Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar, se Brava-opozita nuk është një opozitë, por është false, shprehën qëndrimet e tyre të drejta. Unë i ftoj ata të bashkohen me elektoratin e tyre. Të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë”.

Pra, humbja e Lulzim Bashës, është një ngjarje, që duhet vlerësuar për bashkimin e ngadhnjimin e demokratëve, rikthimin e demokracisë, për shqiptarët në Shqipërinë Europiane, kundër Ballkanit të hapur, me lidhje të fuqishme ekonomike e kulturore, me Kosovën dhe SHBA.

About Redaksia

Check Also

2024-a, viti i hajdutëve të rilindjes dhe SKY Ecc!

Nga Armand MAHO Në këtë “katundin” tonë të vogël dhe për vitin 2024 nuk ndryshoi asgjë. …

Leave a Reply