Balliu: Erion Veliaj është një kryehajdut, policia ta nxjerrë atë horr nga zyra!

Gjatë protestës së mbajtur sot përpara bashkisë së Tiranës ka folur edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu. Ai tha se, Erion Veliaj është një kryehajdut, kryetar i organizatës 5D.

“Përshendetje qytetarë të Tiranës. Që Erion Veliaj është hajdut, e dimë ne këtu dhe çdo qytetar shqiptar në gjithë botën. Që Erion Veliaj është kryetar i organizatës 5D e dimë ne këtu dhe çdo qytetar shqiptar në të gjithë botën. Që Erion Veliaj është kryehajdut i Tiranës e dimë të gjithë.

Fatkeqësia jonë është kjo, se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe për fatkeqësinë tonë ne Shqipëri nuk po ka më as polici. I bëj thirrje policisë që të kthehen mbrapsht ashti siç jeni dhe nxirreni atë horrin nga zyra që ka vjedhur me paratë e 5D”, tha ndër të tjera Balliu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: I rikujtoj Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra se drejtësia vonon, por nuk harron!

Kryetari i PD, Sali Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK, ku akuzon prokurorin Altin …