Meta: Rama ka korruptuar Lulzim Bashën! Izolimi i Berishës për arsye politike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat nga Korça deklaroi se, qeverisja e Edi Ramës ka korruptuar Lulzim Bashën.

Meta tha se, izolimi i Sali Berishës është bërë për arsye të pastra politike. Ndërsa, shtoi se PL është një uragan i vërtetë lirie.

“Partia e Lirisë është e gatshme të jetë një uragan për t’i dhenë tjetër ton opozitës. Po të ishte e dobët opozita, nuk e izolonin Berishën për qëllime politike.

Rama ka korruptuar Lulzim Bashën dhe ndërkombëtarët. PL do të japë mesazh të fuqishëm për të infiltruarit dhe të korruptuarit e Rilindjes”, u shpreh Meta.

About Redaksia

Check Also

Spiropali ja plas në sy Ramës/ “Shteti duhet të ndahet nga Partia, të korruptuarit në burg”

Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit nga partia, ndërsa nuk dinte se mbi ç’bazë ligjore po …