Monika Kryemadhi, deputete e PL dha një mesazh të qartë për të gjithë ata, që flasin për një arrestim të mundshëm të saj. Nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL, Kryemadhi u shpreh se nuk i rruhet fare as për SPAK dhe as për burgun.
“Meqenëse kam dëgjuar shpesh që nga drejtues apo rrethi i ngushtë i administrimit të godinës, shumë prej jush thërriten dhe ju thuhet distancohuni nga Monika Kryemadhi se ajo do shkojë në burg dhe do ketë problemet e veta, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un.
Sa kam parë kumbulla e fara luledielli të tillë në jetën time në 30 vjet. Si puna e këtyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Por një gjë ta keni të qartë, halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, tha Kryemadhi.