Lirohen 4 protestuesit e opozitës

Gjykata e Tiranës ka liruar nga arresti me burg katër protestuesit e opozitës të cilët morën pjesë në protestën e ditës së premte para Bashkisë Tiranë, kundër skandalit të korrupsionit galopant që ka përfshirë këtë institucion.

Sipas kërkesës së prokurorisë, gjykata mori vendim që të katërt protestuesit të lihen në detyrim paraqitje dhe ndalim pjesëmarrje në tubime.

Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, janë protestuesit që janë liruar nga qelia, të cilët akuzohen për përdorim të lëndëve piroteknike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Kujtojmë se policia nisi arrestimet menjëherë pas protestës duke mësyrë në orët e mesnatës deri mëngjesin e të shtunës në banesat e protestuesve për të bërë arrestimin e tyre.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …