Pllumbi: Nuk na trembin zvarranikët e Taos dhe hajdutit Veliaj!

Alfred Pllumbi, një nga personat e arrestuar në shkelje flagrante të ligjit pas protetës që u mbajt të premten te Bashkia e Tiranës, tha se shteti ka rënë në çdo qelizë të tij.

Në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, Pllumbi tha se ky sistem drejtësie nuk ka të bëjë fare me vlerat e demokracisë.

Pllumbi tha se ky sistem drejtësie po mban në arrest politik liderin e opozitës, sikundër nuk mund të mbajë peng opozitën, me vulën e logon.

“Erion Veliaj nga 99 u kthye në hajdut 100%. Nuk do të dorëzohemi derisa Erion Veliaj, hajduti më i madh që ka njohur historia e pluralizmit të largohet.

Nuk pyesim për zvarranikët dhe këlyshët e tyre”, tha Pllumbi.

About Redaksia

Check Also

Spastrim politik/ Garo: Carlo Bolino me urdhër të Edi Ramës shkarkon nga puna gazetarin Ilir Babaramo pse kritikoi qeverinë

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO Edi Rama, nëpërmjet mashës së tij mediatike …