Topalli: Kur padrejtësia bëhet ligj, atëherë mbetet rezistenca!

Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për Qarkun e Lezhës, duke folur në ditën e 112 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, tha se asgjë nuk e justifikon faktin që kreu i opozitës mbahet në arrest pa prova e fakte.

Topalli e konsideroi si një proces politik të nisur nga Qeveria, të mbajtur nga prokurorët politikë dhe me vendime politike të dhëna nga gjyqtarë të shkarkuar nga Sali Berisha. Topalli tha se për narkoshtetin nuk ka nevojë për të parë RAI3.

“Më e keqja ndaj padrejtësive është drejtësia e pretenduar, sikundër po ndodh me liderin e opozitës. Ndaj shqiptarët për mbi 100 ditë vijnë këtu, ndaj shqiptarët protestojnë çdo të premte te Bashkia e Tiranës.

A nuk është e padrejtë që bashkia është zhytyr në korrupsionin e 5D-ve dhe Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie?

Ata e dinë që me Sali Berishën jashtë sallës së Kuvendit e kanë më të lehtë, por harruan se Sali Berisha e mbushi edhe nga ballkoni bulevardin në 20 shkurt.

Në këtë vend nuk ka drejtësi, Parlament, Kushtetutë, në këtë vend ka padrejtësi”, tha Topalli.

Ajo tha se kur padrejtësia bëhet ligj, atëherë mbetet rezistenca.

“Ata që mbajnë me çdo formë, me format më të paimagjinueshme, pushtetin, duhen luftuar. Edi Rama nuk do të ishte Kryeministër në 2017 nëse nuk do të ishte Lulzim Basha”, tha Topalli.

Ajo u shpreh se ‘5D’ është skemë e tmerrshme dhe është nocioni i tyre për të qeverisur. “Siç është 5D në Bashkinë e Tiranës, është 3D, 6D e kështu me rradhë në çdo bashki tjetër ku ata qeverisin”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën se …