Gazetari italian: Olsi Rama me kartelet e drogës, kam dokumente!

Gazetari italian i RAI3, rrjetit publik italian, u shpreh i tronditur në intervistën për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, se si lidhjet e krimit kanë arritur në nivele kaq të larta në qeverinë e Edi Ramës.

Ai thotë se emrin e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ia kanë dhënë magjistratët italianë. Ai tha se ka dokumente për këtë gjë.

“Nga dokumentet gjyqësore, nuk është se i gjeta unë, por janë magjistratë që i kanë gjetur emrat.

Është një emër që m’u përmend që në fillim të investigimit.

Disa magjistratë, që kanë punuar për vite të tëra në Shqipëri, i ishin referuar marrëdhënieve të vëllait të Edi Ramës me disa subjekte që i përkasin karteleve të drogës.

Më pas në Shqipëri kam gjetur edhe konfirmim të këtyre deklaratave, por gjithmonë kam pasur ngurrim dhe frikë për të përmendur emra që kanë të bëjnë me familjen e kryeministrit Rama.

Dhe më pas arrita të gjej dokumentet dhe për mendimin tim nuk ka keqkuptime, janë të qartë se tregojnë marrëdhëniet e Olsi Ramës me këto subjekte që janë dënuar për narkotrafik.

Vëzhgimi që më ka shqetësuar më shumë është se emri i Olsi Ramës nuk është përmendur aspak në hetime”, tha Giorgio Mottola.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart për mafien e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar ftesën e Edi Ramës për Fredi Belerin që …