Afera “5D”/ Alimehmeti: Veliaj dhe socialistët e tjerë në Bashki kanë frikë nga auditimi!

Mazhoranca dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë refuzuar këtë të hënë dy kërkesat e opozitës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në lidhje me aferën “5D”, ku gjysmit e drejtorëvwe të kësaj bashkie janë në burg apo nën hetim për korrupsion.

Dy kërkesat e opozitës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kanë qenë një mbledhje urgjente në lidhje me këtë aferë, si dhe një auditim i jashtëm i Bashkisë së Tiranës nga ekspertë të pavarur. Të dyja kërkesat janl refuzuar nga mazhoranca në shkelje të ligjit, duke nxjerrë justifikime qesharake dhe duke i shtyrë me justifikimin se do të diskutohen në një mbledhje tjetër.

Pas përfundimit të mbledhjes, anëtari i opozitës në Këshillin Bashkiak, Ilir Alimehmeti në një prononcim për mediat deklaroi se kërkesa është bërë në përputhje të ligjit, duke u firmosur nga 21 këshilltarë, 1/3 e anltarëve të Këshillit.

Sipas Alimehmeti, mazhoranca është fajtore me veprim apo edhe me mosveprim. Ai deklaroi më tej se fakti që gjendet çdo lloj artifice për ta refuzuar, tregon se Veliaj dhe socialistët e tjerë në Bashki kanë frikë nga auditimi.

Ilir Alimehmeti: Këshilli Bashkiak i Tiranës, vazhdon të mbajë me veprime ose jo  një pozicion të paqartë përballë këtyre që po ndodhin. Të vetmit ata që nuk dinë asgjë apo që nuk duan të merren me këtë punë janë Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Bashkia e Tiranës. I bëmë thirrje dhe kërkesë këshilltarëve të PS-së, dhe me shkresë më datë 5 Prill, për t’u bashkuar bashkë dhe për të bërë menjëherë një mbledhje urgjente, se nuk ka urgjencë më të madhe se sa kjo situatë që ndodhemi. Dhe jo vetëm që nuk iu bashkuan vendimit, por shkojnë dhe gjejnë situata, nuk kishit iu firma mjaftueshëm.

Atëhere ne sot, datë 22 Prill, i paraqitëm një shkresë me 21 firma këshilltarësh bashkiak, që do të thotë 1/3 e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës, me firmat e opozitës, 7 forca të ndryshme politike të bashkuara bashkë, sepse kundra korrupsionit qëndrojmë të bashkuar bashkë dhe menjëherë u kriju artifica, jo kjo do të diskutohet në një mbledhje tjetër. Pra urgjenca në Bashkinë e Tiranës nuk është vjedhja e dhjetra miliona eurove. Urgjenca në Bashkinë e Tiranës nuk është çështja që puna këtu është ndalur, është bllokuar, drejtorët janë në burg, janë nën hetim. Nuk duket se është kjo funksioni i Këshillit Bashkiak. Ligji e përcakton qartë që Këshilli Bashkiak organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë, ndërkohë që qëndrimi politik i PS-së në këtë mbledhje ishte: “nuk është puna jonë kjo”.

Nëse ata duan t’i lajmë duart dhe duan të fshihen pas gishtit dhe të mos bëjnë detyrën e tyre, kujtoj se janë fajtor me veprim apo mosveprim. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë seancën e posaçme, që e kemi kërkuar brenda ligjit. Është kërkuar mbledhje urgjente, por është kërkuar edhe auditi i jashtëm i Bashkisë Tiranë për të gjitha financat, nga një ekspert i pavarur, ekspert ndërkombëtar auditus, të gjejnë ata, nëse ka apo jo probleme kjo bashki, abuzime fondesh kjo bashki, korrupsion apo vjedhje kjo bashki dhe nëse nuk ka, do të jemi të gjithë shumë të lumtur. Ne kërkojmë këtë auditim të jashtëm që të bëhet transparencë. Fakti që gjehet çdo lloj artifice për ta refuzuar, tregon që kanë frikë nga një audit i jashtëm.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …