Veliaj në panik, bllokon mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Rrëzohen kërkesat e paraqitura nga opozita për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas skandalit ‘5D’ që ka përfshirë Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, tha se, kjo është fshehje pas gishtit, ndërkohë që kemi drejtorë të arrestuar për grabitjen e fondeve publike.

“Kundra korrupsionit qëndrojmë të gjithë bashkë, i paraqitëm kërkesën me gjithë firmat, janë 21 këshilltarë që kanë firmosur, por Këshilli Bashkiak nuk e sheh si urgjencë, edhe pse janë vjedhur miliona euro, edhe pse kemi drejtorë të arrestuar. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë një seancë të posaçme, ndërsa mazhoranca refuzon të bëhet transparencë mbi fondet publike”, tha Alimehmeti.

Ai tha se kemi kërkuar një audit të jashtëm për financat, të gjejnë ata që të shikojnë nëse ka korrupsion dhe vjedhje në kët Bashki.

“Fakti që e refuzojnë auditin e jashtëm, ata kanë frikë”, tha Alimehmeti.

Këshilltari Endrit Braimllari tha se korrupsioni ka kapur këtë institucion që drejtohet nga Erion Veliaj nga themelet.

“Janë 9 zyrtarë të tij të arrestuar, Erion Veliaj është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse do të kishim një SPAK të pavarur, çështja e inceneratorit të Tiranës do të ishte zbardhur tani dhe përgjegjësit do të kishin dalë para drejtësisë.

Gjithashtu dosja ‘5D’, kemi të bëjmë me dy çështje që kanë tjetërsuar votat në Tiranë”, tha Braimllari.

Reagimi i Alimehmetit

👉 Për këdo që ka dyshime nëse Këshilli Bashkiak ka të drejtë apo jo për të kontrolluar Bashkinë.
👉 Ligji 139/2015, Neni 54, gërma “ë”, shkruan qartë se:
✅ Këshilli Bashkiak organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë.
✌ Shkurt! Bukur! Qartë!
🙏 Të fala këshilltarëve të pozitës që shpresoj të mos fshihen më pas gishtit!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …