Meta: Nuk ka kushte për aleancë me Berishën! E përshëndes doktorin për qëndresën e tij!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se, nuk ka kushte për aleancë me Berishën, pasi ky i fundit nuk do të bënte kurrë kompromis me Edi Ramën.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se shumë shpejt do të ketë zhvillime.

“Kusht është që Berisha mos të bëjë kompromis me parimet e tij, që mendoj se nuk bën kurrë, dhe me regjimin e Edi Ramës. Asnjë kusht tjetër!

E përshëndes doktorin për qëndresën e tij. PD duhet të organizohet më shpejt dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Zhvillimet do të jenë shumë më të shpejta.

Ndryshimi që ka ndodhur në Maqedoni, që do të ndodhë dhe më fuqishëm, është se nuk pranohen skenarët e shpopullimit dhe defaktorizimit për qëllime mafioze”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …