Ivi Kaso: Nuk ekziston një funksion si kryetar i emëruar! Nuk ka një sekretariat!

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso ka sqaruar edhe njëherë për mediat vendimin e marrë nga gjykata e Tiranës dhe pretendimet e shfaqura nga selia e PD-së, prej Enkelejd Alibeajt.

Kaso u shpreh se nuk ekziston ndonjë funksion si nënkryetar në detyrë i PD-së.

“Komisioni i Rithemelimit kryen funksionet e kryetarit të PD-së, dhe të kryesisë. Nuk ekziston një funksion si kryetar i emëruar, një nënkryetar në detyrë. Nuk ka një sekretariat.

Këto janë vendime që janë marrë nga demokratët në kuvendin e 11 dhjetorit.

Ankimime nga palë që nuk kanë lidhje me PD-në, duan që të zvarrisin siç kanë bërë deri më tani, apo duan që të krijojnë idenë se ka një çështje e një diskutim.

Tani pritet që të mblidhet Komisioni i Rithemelimit ku do të merren vendimet mjaft të rëndësishme, në të mirë të demokratëve”, tha gjatë fjalës së tij, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Elon Musk: USAID, gropë gjarpri e marksistëve, dha 27 milionë USD për prokurorët politikë, sponsorizoi COVID-19

Elon Musk ka sulmuar Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, duke e konsideruat atë një …

Leave a Reply