Berisha: Nuk ka pazare në një familje politike dhe s’mund të ketë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga selia e PD se, është një anëtar i Komisionit të Rithemelimit ndërsa shtoi se as ai vetë dhe as Komisioni nuk kanë asnjë autoritet mbi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Ajo kryesi është e shkarkuar nga 4900 delegatë, nuk ekziston, por unë nuk mund të them dhe nuk thashë që ai nuk është kryetar i grupit parlamentar. Jam për një parti më të bashkuar dhe më të hapur. S’ka pazare në një familje politike dhe s’mund të ketë”, tha Berisha.

Ndër të tjera lideri historik i PD deklaroi se, në këtë parti ka indivdë, grupe me mendime të ndryshme të cilat ai uron që të punojnë së bashku për të rrafshuar çdo paqartësi.

“Ka raport që është tipik për çdo forcë demokratike në botë. Raporti shumicë-pakicë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mbështetja e CDU-së është nxitje për fitoren e PD!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë në konferencën me gazetarët, ka theksuar rëndësinë e platformës së …

Leave a Reply