Meta në Lubjanë: Berisha u arrestua sepse denoncoi çdo ditë korrupsionin e Ramës!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në Lubjanë ku ka mbajtur një fjalë në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), ka folur edhe për çështjen e ndalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Sipas Metës, kjo që ka ndodhur me Berishën është një çmenduri dhe se lideri i opozitës është ndaluar politikisht, sepse ka denoncuar çdo ditë korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën është një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë provë, por mbështetur vetëm mbi propagandë. Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, ka deklaruar Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …