Qytetarët sërish në protestë: Familja është themeli i një kombi!

Qindra e qindra qytetarë kanë dalë në protestë në Tiranë në shenjë revolte kundër ligjit për nënat surrogate.

Qytetarët mbajtën sot pasdite një marshim në sheshin ‘Skëndërbej’ për të kundërshtuar këtë projekt ligj, i cili u hodh për konsultim publik nga ministria e Shëndetësisë për Surrogacinë, Abortin dhe Shëndetin Riprodhues të Grave dhe Vajzave.

Në shesh u mblodhën grupe organizatash dhe shoqatash islame, gjithashtu dhe firma për peticionin kundër këtij projekt ligji që ende nuk është kaluar për miratim në parlament.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si …