CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Tubimi i radhës para Bashkisë të martën që vjen, protestuesit: Nuk do të ndalemi!

Mbyllet protesta e nëntë e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës. Organizatorët njoftuan se protesta do të vazhdojnë.

Të martën e radhës, qytetarët pritet të mblidhen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestuesit thanë se nuk do të ndalen.

Ndërkohë edhe gjatë kësaj proteste pati momente tensioni.

Forca të shumta policie blinduan godinën, kurse folësit bënë thirrje disa herë që forcat e rendit të bashkohen me protestuesit.

About Redaksia

Check Also

SPAK e arrestoi, Rama merr në mbojtje ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Gjynah, jeton në shtëpi me qira, s’ka as makinë…

Pasi e shtrydhi mirë e mirë dhe e flaku si mbeturinë, Edi Rama i doli …