Posaçërisht për t’u tallur!

Nga Iva V.GRILLO

Qënka aprovuar…

“Komisioni i Posaçëm kundër korrupsionit për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE”…

Çfarë demagogjie…çfarë pompoziteti…çfarë tallje me shtetasit shqiptarë!

Po a nuk u krijua për ketë “drejtësia e posaçme”, “prokuroria e posaçme”…madje me propagandë të posaçme nga brenda dhe jashtë?

Tani u dashka ngritur posaçërisht një komision i posaçëm për të bërë ato gjëra që sipas qeverisë dhe sponsorave të vet ndërkombëtarë kanë qënë një sukses i padiskutueshëm?!

Një drejtësi që funksionon nuk ka nevojë për mbikqyrje nga qeveritë se përndryshe nuk ka më ndarje pushteti.

Në qoftë se drejtësia e bën punën e vet ashtu siç duhet, nuk ka nevojë fare për një komision “autobus” që të çojë Shqipërinë në Evropë në 2030…

“Komisioni i posaçëm…” është thjeshtë një makiazh i posaçëm për të kuruar imazhin dhe siguruar vazhdimësinë e qeverisë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Pastaj kur dëgjon që “shofer” i këtij “autobusi” të posaçëm është Fatmir Xhafa…atëherë nuk mund veçse të trishtohesh që aspiratave europiane të shqiptarëve fati u paska rezervuar një tallje posaçërisht të hidhur…

About Redaksia

Check Also

Vendimi i fundit unanim i Strasburgut, sfida mes privatësisë, krimit dhe sigurisë publike

Nga Eduard HALIMI Ka një interes të madh te publikut rreth vendimit të pritshëm të …