Pas Londrës, Rama anulon edhe takimin e Mynihut me  emigrantët

Rama ka anuluar edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare. Takimi ishte planifikuar në datë 9 qershor.

Shkak për shtyrjen janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur gjithashtu se takimi i Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do të zhvillohet gjatë muajit shtator.

Më herët u raportua se kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit. Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.

About Redaksia

Check Also

Pa bashkërendim, regjimi i Ramës nuk përmbyset

Artan HOXHA Më në fund shoqëria nxori vetvetiu në protestë mijëra nga gjiri i saj …