Dezinformimi, si një “levë” kokës ndaj opinionit publik!

Nga Iva V.GRILLO

Perdorimi i disinformimit si strategji komunikimi eshte kthyer ne norme ne Shqiperi, kryesisht gjate dekades se fundit.

Prezent kryesisht ne mediat e kapura nga pushteti por jo vetem, ne pamje te pare disinformimi duket sikur i ngjan atyre thashethemeve te lagjeve, ku hamendesimi, cmira, intriga apo thjeshte injoranca u jepte krahe historive e thashethemeve nga me grotesket.

Por kjo eshte vetem fasada.

Ne fakt disinformimi eshte shperndarja me dashje e fakteve dhe te dhenave qe nuk jane te verteta, me qellim manipulimin e opinionit dhe drejtimin e publikut drejt nje perfundimi qe nuk ka lidhje me thelbin e te vertetes.

Shembulli me tipik i perdorimit te kesaj strategjie çorientimi te publikut eshte slogani: “fajin e ka Saliu”, nje bejte bajate e bere terkuze tashme…e frymezuar nga shpura rilindase per te mbuluar deshtimet e veta, por edhe nga te tjere te cilet e shohin faktorizimin e vet duke shenjestruar me shume opoziten sesa poziten.

Ne fakt perdorimi i refrenit “fajin e ka Saliu” eshte kthyer tashme ne nje objekt humori per kedo qe te pakten tenton te mbaje kembet ne toke, por problemi behet serioz kur edhe situata tragjike ne te cilat luhet midis jetes e vdekjes, perdoren per te manipuluar opinionin per disa perfitime meskine politike.

Rasti i fundit qe pashe ne rrjet ishte perdorimi i ngjarjes se rende te atentatit mafioz ndaj avokatit Mengjesi.

Nepermjet hamendesimeve, perdorimit manipulativ te gjysme te vertetave dhe mbi te gjitha shperndarjes se informacionit “fake” orientohej publiku drejt perfundimit se edhe per gjendjen e mjeruar te rendit publik qe çoi ne atentatin makaber ne mes te Tiranes, e ka fajin lideri opozitar i cili eshte ne arrest shtepie.

Eshte e çuditshme qe shperndaresi i informacionit te rreme, i cili insistonte ti mbushte mendjen ndjekesve te vet se nje toke qe qenka bere sebep per atentatin eshte nxjerre nga zone e mbrojtur nga Berisha, ish -kryeminister (duke aluduar se ky veprim ka sjelle gjithe zinxhirin e ngjarjeve qe çuan ne tragjedi…) nuk e terhoqi statusin disinformues edhe pasi u perball me te verteten: qe toka nga zone e mbrojtur ka dale me kerkese te Edi Rames, ish kryetar Bashkie ne ate kohe(2004), eshte aprovuar nga Fatos Nano, ish kryeminister ne ate kohe(2004), leja per ndertim eshte dhene nga Edi Rama , ish kryetar Bashkie ne ate kohe (2006) dhe ne hallken e fundit, ne menyre te paevitueshme, eshte aprovuar nga KRRTRSH drejtuar nga Berisha, ish kryeminister ne ate kohe (2006).

Statusi disinformues jo vetem qe vazhdon te qendroje “ballelart” ne rrjetet sociale, por siç pritej nje pjese e mediave te pushtetit e kane marre dhe e valevisin si flamur qe dje…mesa duket me parimin: “t’a besoje, kush ta besoje, ne mos rrjedhe, do pikoje”…

Ne fakt disinformimi dhe mbi te gjitha lehtesia e perdorimit te nje situate tragjike per perfitime meskine politike, nuk eshte gje tjeter veçse nje “leve” qe i jepet kokes opinionit publik ne momentin qe gjithe presioni duhet te jete tek kriminalizimi i shtetit.

Çfare do te shpiket kur te mos jete me Saliu?!

 

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …