Nga Gent STRAZIMIRI
Asgjë e re për Ramën, të gjitha i dinim.
Ai vetë i pohoi sërish në intervistë të gjitha ato që ka bërë publikisht në këto 11 vjet, e që vazhdon t’i bëjë.
Reportazhi i RAI 3 për Shqipërinë në 70 minuta e 5 sekonda, “vrau” SPAK-un dhe ambasadorët “euro-atlantike” në Tiranë!
Të gjithë!
E bëri duke shpjeguar përmes dëshmive, fakteve dhe dokumentave mekanizmin pervers ndërkombëtar, që mban në këmbë një kufomë politike si Edi Rama.
Loja është shumë e madhe, pothuajse sa ajo e korruptimit të shefit të kundërzbulimit të FBI-së por, edhe më e ndyrë dhe më komplekse.
Sa komplekse?
Po ja, imagjinoni një ish-komunist të thekur dhe një ish-fashist po aq të thekur, të dy italianë, që gjejnë paqen, biznesin, “eldoradon”, në “sofrën” e Edi Ramës i cili drejton partinë e komuniste të Enver Hoxhës e që deklarohet si anti-komunisti më i thekur në Shqipëri…
Ose nëse e doni më thjeshtë:
Një anti-sorosiste e djathtë si Giorgia Meloni që, me “anti-sorosizmin” e saj fitoi zgjedhjet në Itali, ngre në këmbë 2 herë rrjesht në 2 takime rrjesht një sallë të mbushur me anti-sorosistë të djathtë italianë, që t’i shprehin solidaritetin me duartrokitje, sorosistit, socialistit më të keqpërdorur në glob, Edi Ramës…
Nëse faktet publike të radhitura në ato 70 minuta e 5 sekonda transmetim do i kishte radhitur SPAK, i cili i disponon po ashtu, Edi Rama dje do ishte arrestuar.
Por SPAK nuk është krijuar e nuk mbështetet nga ambasadorët për të arrestuar Edi Ramën dhe bandën e tij.
Jo!
SPAK është krijuar dhe mbështetet pikërisht që Edi Rama, kjo kufomë politike, të vazhdojë të sundojë derisa shtetet e ambasadorëve në fjalë, ata më aktivët në deklarata, që shpërndajnë “kavalierllëqe” e, që shpallin “non grata” kundërshtarët e denoncuesit e Edi Ramës, të mbarojnë ca punë që vetëm ai ua kryen.
Çfarë punësh?
Sipas reportazhit të RAI 3, qenkan 14 shtetet evropiane të cilat qenkan të interesuara të aplikojnë modelin “Itali-Shqipëri” për deportimin e emigrantëve ilegalë.
Disa prej drejtuesve të tyre si bavarezi Markus Söder apo anglezi Lord Cameron, na kanë vizituar pikërisht për këtë arsye.
Po për të njëjtën arsye, na kanë lëvduar me fjalë të zgjedhura pikërisht këtë kryeministrin që patë dje tek RAI 3, për punën kolosale që po bën për të luftuar krimin, forcuar drejtësinë dhe antarësuar Shqipërinë në BE…(?!)
Mirëpo marrëveshja Rama-Meloni nuk është asgjë tjetër veçse marrëveshja Angli – Ruanda (e shfuqizuar nga gjykatat angleze), në të cilën “Ruanda” jemi ne…
Kjo do të thotë se shanset e Shqipërisë për të avancuar drejt antarësimit në BE, janë aq sa ç’janë ato të Ruandës…
Marrëveshja duket të jetë krejt e qartë tashmë:
Edi Rama as nuk e ka në mend antarësimin e Shqipërisë në BE, për shkak se si kryeministër i një vendi të BE
* nuk fut dot në xhep 100% të tenderit me “5D”-të e tij,
* as i jep dot status investitori strategjik kriminelëve në kërkim apo burrave të ministreve,
* as pastron dot miliarda euro të kokainës përmes ndërtimit të kullave në mes të kryeqytetit…
* as blen dot zgjedhjet përmes parave të kokainës dhe influencës së bandave…
BE nga ana tjetër, s’ka asnjë arsye të na ndihmojë për antarësim, sepse nuk ka ku gjen një “Ruanda” më afër se Shqipëria, për të depozituar afrikanët që po i marrin frymën e po ia rrëzojnë qeveritë në një efekt domino…
Kjo është arsyeja se përse SPAK sa më shumë arreston, burgos apo persekuton denoncuesit e Edi Ramë dhe mafias që ai drejton, aq më shumë vizitohet e nderohet nga ambasadorët.
Madje vizitohet më shumë nga ç’vizitohet ministria e jashtme, aq sa Dumani po bën aktivitet “diplomatik” më shumë se ai derdimeni tjetër që do të duhej të na bënte politikën e jashtme…
70 minuat e 5 sekondat e djeshme të RAI 3, na dëshmuan me një gazetari euro-atlantike se, elementët kriminogjenë që mbajnë në këmbë kadavrën politike të mafias që na drejton, janë më të thella se në qeveri, janë më të shtrira se në Shqipëri, janë të rrezikshme për këtë vend më shumë se çdo rrezik që ka kaluar më parë.
Edi Rama, SPAK dhe cilido prej atyre ambasadorëve që u shërben si gomone shpëtimi apo infuzion morfine janë në të njëjtën barkë.
Ato 70 minuta e 5 sekonda të reportazhit të RAI 3, dëshmuan se ajo nuk është barka e shqiptarëve dhe drejtimin nuk e ka për në Evropë.
Kaq!