Balliu: Arrestoni narkotrafikantin Edi Rama dhe kryehajdutin Erion Veliaj

Sekretari organizativ i PD, Klevis Balliu, ka folur në protestën e sotme te Bashkia e Tiranës. Balliu iu drejtua policëve, arrestoni narkotrafikantin Edi Rama dhe kryehajdutin Erion Veliaj.

“Të nderuar qytetarë. Përshendetje të nderuar qendrestarë! Këta policë që do të ishin duke arrestuar narkotrafikantin Edi Rama dhe hajdutin Erion Veliaj, janë këtu për të provokuar qytetarët. Asnjë qytetar nuk i pranon dhe nuk i toleron  provokimet.

Ju kemi thënë, në qoftë se ju doni që të ndalojë protesta, në qoftë se ju doni që të ndalojë qëndresa, respektoni ligjin, respektoni shtetin dhe arrestoni kryehajdutin Erion Veliaj. Arrestoni narkotrafikantin Edi Rama, arrestoni Ballukun, Xhaçkën. Arrestoni kriminelet që vjedhin qytetarët.

A e dini të nderuar miq që gjatë qeverisjes së Edi Ramës janë 10-fishuar përdoruesit e drogës. Ku po shkon droga sot? Po shkon në shkolla, po shkon tek fëmijët. Po shkon tek të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë. Kemi sot gati 120 mijë përdorues droge.

Kjo ndodh sepse motivacioni i qeverisë është kokaina, kanabisi, heroina. Se këtë janë qeveria e drogës, se këta janë qeveria e krimit”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …